Burri që u raportua i zhdukur, gjendet në një humnerë në Prevallë
Një burrë i cili është raportuar i zhdukur që nga dje, është gjetur në një humnerë në Prevallë. Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren, pasi që kishte marrë lëndime sipërfaqësore për të cilat dhe është trajtuar.
” Me 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur. Viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo ka raportuar se bashkëshorti i saj A.M i lindur me 1963, është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është.
Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.