Buxheti ’22, do të duhej të jet 3 – 3.2 miliard.-Shkruan;Hisen Berisha, gjeneral
Përhajër na qoftë buxheti që na erdhi me ngjyrim elektoral dhe motivim për të vazhduar misionin e 14 Shkurtit. Kryeministri bëri tentim për blerje të zgjedhjeve lokale, ndaj flamur e bëri buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes, kinse sivjet po shkon të mbi 100 milion euro dhe premtimi tipik elektoral, se do ta ngrinim në 2% të GDP, standard ky në NATO. Pas kësaj, do ta kisha përshëndetur ndarjen e buxhetit për Dardaninë lindore, bile kisha sugjeruar të mos silleni me Luginën si nënë e për trevat tjera shqiptare si njerkë, (për shkak se keni dy ministra në qeverinë tuaj nga ajo zonë dhe numër i konsideruar i atyre banorëve të zhbërë nga trevat e tyre, votojnë në Kosovë), por të ndani edhe për Sanxhakun e shqiptarët në treva tjera si Mali zi, e Çamëri e besa edhe fshatra në verilindje të Shqipërisë, që jetojnë në mezerie. Por unë mendoj se duhet të silleni si shtetar e të mos imitoni doktrinat politike te liderëve serb. Në momentin kur ju do të arrini që të mblidhni qoftë edhe 100 euro taksa nga bizneset në Dardaninë lindore, atëherë unë si deputet do të përshëndesja buxhetin e pu-shtetit tuaj gjithëkombëtar, por të mbledhësh taksa nga bizneset në komunat e Kosovës dhe në emër të patriotizmit fallco, ti dedikoni për shqiptaret në Dardanin lindore, duke harruar shqiptarët në Malin e zi, të cilët mezi arrijë të frymojnë atje, Sangjakut që i nevojitet mbështetje për të kthyer e ruajtur traditën kulturore, gjuhen, të drejtat në studim dhe krijimin e identiteti të vet shtetërorë, madje ata në Çamëri, të cilët krahasuar me shqiptaret në Dardaninë lindore të cilët e kanë së paku një deputet në kuvendin e vendit ku jetojnë, për mua si deputet i kuvendit të ReK përveç shkeljes morale mashtruese, përbën edhe shkelje ligjore dhe kushtetuese të ReK. Sa ju përket investimeve në qendrat memoriale, ku hyn edhe ajo e Koshares, dua ta përgëzoj Agjensionin përkatës për kujdesin, por të nderuar qeveritar, ministër i dikasterit përkatës, investimi i planifikuar është me pak se i pamjaftueshëm dhe me aq pare sa keni ndarë për atje nuk do të arrini as ti ndalni shembjet e rrugës deri në kompleksin memorial e lere me përfundimin deri në vitin 2024 të komplet memorialit, ku presim të përfshihet ndërtimi i rrugës për te kazerma – 2.3 km; pastaj 400 metra deri në Padesh të Tropojës, vendosja e një trafostatcioni tek Kompleksi si dhe të përfundohen objektet përcjellëse si muzeu, amfiteatri, obelisku, ura për ndërlidhje me parkingun etjera meremetime. Pra, stabilizimi i kodrave të Koshares që rrëshqasin z. KM po të garantoj se do ta haj tërë qeverinë tuaj dhe jo vetëm investimet simbolike të parapara në këtë zë buxhetor. Mire që u mbështet memoriali në Podujevë, por ajo zonë pret edhe ndertimin e rrugës Podujevë – Prishtinë, premtuar e zotuar edhe në fushatë. Ndaj pres ta shoh dhe në buxhet ’22. Por, jam kritik për mos mbështetjen e memorialit të Morinës në Gjakovë, që ende po mundohen banorët e zonës ta realizojnë. Kurse mbikëqyrja dhe përkujdesja edhe në aspektin e sigurisë, është problem që i përcjell të gjitha Memorialet, e me theks Kosharen. Nëse doni prap shkarje mashtruese buxhetore, rast tipik janë studentët dhe lirimi nga pagesa e vitit por, kthimi i pagesës për provimet, që përbën shumëfishin buxhetor ndaj pagesës simbolike që kishte lënë qeveria e pavarësisë. Tjetër keqvendimmarje, është ligji për pensionim të Policisë, që duhet amandamentuar dhe të ndryshohet statusi i tyre nga shërbyes civil, në zyrtarë shtetëror/publik dhe të pensionohen me kushtet e pensionimit të Forcës. Njejtë është situata me arsimtarët, profesorët, mjekët, auditorët, AKI. Një tjetër pandershmëri që po reflekton qeveria është tendenca e disiplinimit të mediumit publik, përmes buxheti apo restrikcioneve buxhetore. Një kategori buxhetore që përbën shqetësim i cili nga legjislaturat e mëparshëm ka eskaluar deri edhe në fyerje të tyre dhe disrespekt për vlerat e luftës dhe lirisë, janë kategoritë e dala nga lufta. Deklamimi i një shtese prej 100 euro si ngjarje që ndodhë vetëm njëherë, pastaj rritja e çmimeve, shkalla e zhvlerësimit të parasë dhe rënia e fuqisë blerëse, kërkesat e veçanta të kësaj kategorie qoftë rehabilitimit, të për kujdesit fizik apo edhe mental, tregojnë për moskujdes, injorim dhe neglizhim, si dhe faktikisht zvogëlim të këtyre ndihmave sociale fyese. Kjo ndihme që duhet të ketë karakter të shperblimit nacional, duhet të jet në vlerën e pagës minimale 350 euro, që keni premtuar në programin elektoral dhe të përcjell rritjen sistematike të pagave në nivel vendi. Pos kësaj, kategorisë së veteranëve, nuk ku lejohet të punoj. Ndërkohë që ju lejohet dhe bëhet mirë që ju lejohet, të punojnë kategoria e invalidëve. Kurse veterani që nuk ka invaliditeti, që mundet të punoj, nuk i lejohet. E këta pastaj punojnë në të zezën duke u keqpërdorur nga ndërmarrësit apo pa sigurim, pa kursime pensionale, thjeshtë punë bujkrobi, duke e nxitur infromalitetin dhe ikjen nga detyrimet fiskale …….
Mashtrimi social dhe propaganda e qeverise-
Ashtu siç ka shumë anomali në legjislacionin tonë, çka shpresoj ti sanojmë, edhe lidhur me kursimet pensionale e kemi një anomali lidhur me trustin pensional të personave që pensionohen para kohe, me theks ushtarakët, të cilët nuk mund të tërheqin mjetet e akumuluara, çka duhet evidentuar në raport. Të njëjtit meqë kanë të drejtë në ri sistemim në punë dhe të marrin pagë, kjo do të thotë se krijojnë të ardhura dhe ndajnë mjete për trustin e ri. Atëherë, pse pengohen të tërheqin paratë e trustit të mëparshëm, nga puna prej të cilës janë pensionuar para kohe tashmë? Pra, qeveritarët aktual duhet të angazhohen, përmes rrugëve ligjore ta rregullojnë këtë anomali ligjore, të mos e rëndojnë situatën edhe ashtu të rëndë sociale të qytetarëve, me theks ushtarakëve në Forcë e Polici dhe dikasteret tjera si arsim, shëndetësi etj…, që edhe ashtu punojnë pa sigurime shëndetësore, paga minimale dhe kjo qeveri e tërhoqi edhe ligjin e veçantë për pagat e tyre. Si mund të mos veproni për kaq vite, të lejojmë që policët që shërbejnë në uniforma e nën armë, të trajtohen si shërbyes civil dhe të pensionohen me 90 euro pension. Ndërkohë, kolegët e tyre që kanë punuar në regjimin e Millosheviçit, dalin me pension të plotë, meqë kanë shërbyer në kohën e regjimit. Të njëjtën situatë e kemi edhe me arsimtarët, profesorët, edhe ata universitar me pedigre të larta shkencore, që po pensionohen me 90 euro, ndërkohë që bashkë kolegët e tyre që punuan nën regjimin millosheviçian, pensionohen me pagë të plotë. Një anomali tjetër e kësaj natyre, miratuam sot, kur u votua paga e Auditorit të Përgjithshëm, në një shumë marramendëse. Nuk u sqarua si u ndërtua kjo pagë, politika e kriteret për përcaktimin e këtij koeficienti. U propagua në stilin doktrinor popullor të ideologjisë që i takon qeveria e mazhoranca, si zvogëlim page, nga ajo sa e ka pasur ai paraprak. Por, ky është mashtrim! Ngase, nëse i mëparshmi, po ashtu i pranueshëm politikisht e jo profesionalisht, e ka pasur pagën 3800 euro, 50/50 pagë e benifite. Auditori i Përgjithshëm i riu e ka pagën bazë 2800 euro, plus beneficionet shtesë, që do të thotë nga kjo përllogaritje krahasuar me Auditorin e Përgjithshëm paraprak, paga i shkon afër 5000 euro. Parimisht si koncept politik jam për rritje pagash, por të gjitha kategorive të punëtorëve të sektorit publik e me theks atij privat duke e rritur pagën minimale në 350 euro, siç është premtuar, e jo të rritën për drejtorë agjencish si ajo e Trustit Pensional, AKP, Bordet, etj. Po ta shohim ketë pagë te Auditorit të Përgjithshëm në raport krahasimor me pagën e Auditorit të thjeshtë, që e ka 600 euro dallim pesëfish më e lartë dhe Auditorit senjor, që i ka të gjitha kualifikimet profesionale dhe eksperiencën, që e ka 950 euro, një dallim prej katërfish. Po, në rastet kur Auditori i Përgjithshëm nuk i ka kualifikimet dhe nuk hynë te Auditorët senjor, atëherë a nuk është absurditet ky? Një shqetësim tjetër është diskursi qeveritar dhe i mazhorancës, kundër privatizimit. Si parti, që nga viti zgjedhor 2019, e kemi deklaruar si qëndrim programor hetimin e privatizimit si proces edhe të pasurive individuale, por se nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, si duket po pritet deri sa ua rregullojnë statusin ligjor pasurive të veta zyrtarët e LVV. Por, LVV po lufton për kthim në pronën shoqërore, si koncept neokomunist për pronën socialiste, çka e dëshmuan edhe me Terminalin doganor – Trepçë, si aset për privatizim, u kthye në status të mëparshëm të kohës së vetëqeverisjes socialiste titiste. Regjimi ynë politik shtetëror është demokracia dhe ekonomia e lirë të tregut. Prandaj, kërkoj që KARTONAT SHËNDETËSOR, të pushtetarëve të jenë publik, ngase një popull që ka vuajtur 100 vite nga komunizmi sllav, e pas 30 viteve luftë për liri, barazi e demokraci, të mëtoj kthim kah neokomunizmi, dyshoj në shëndetin e tyre mendor, me theks Kryeqeveritarit dhe shpurës qeverisëse. Qeveria e sotme është votuar nga qytetarët për shpresë e kthesë por që nga viti zgjedhor 2019, janë kthyer në sinonim të zhgënjimit dhe dëshpërimit, e po shkoni drejtë dështimit me këtë kurs veprimi. Mbase, mbajtja e zgjedhjeve në 14 Shkurt – Ditën e dashurisë, duket se ua ka errësuar arsyen e vizionin në dashuri ndaj karriges e pushtetit, duke harruar zotimet elektorale. Qeveria duhet konsoliduar në atë për çka jeni votuar./qendrapress.com/