Buzhala pasi VV e kapi RTK-në: Opozita duhet me e bojkotu televizionin publik, lajmet e tyre do të inxhinjerohen nga propagadistët e pushtetit

Gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës në krye të televizionit publik të Kosovës.

Buzhala ka renditur disa arsye se pse Radio Televizioni i Kosovës duhet të bojkotohet nga opozita, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një ndër arsyet që ai ka renditur është se në krye të RTK-së siç thotë Buzhala është zgjedhur një militant dhe aktivist i VV-së.

Tutje ai shkruan se RTK tani është në duar të partisë në pushtet, dhe se lajmet aty do të inxhinjerohen nga propagandistet e LVV-së.

“Opozita nëse vazhdon me shku në RTK veç e legjitimon propagandën. Rruga e vetme e saj është: Bojkoti dhe anulimi i konkursit”, shkruan mes tjerash Buzhala.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Opozita duhet me e bojkotu RTK’në, qe pse:

Në krye të institucionit është zgjedhur një militant dhe aktivist i LVV’së, e për këtë ka foto dhe dokumente.

Ndaj kësaj zgjedhje kanë reagu në mënyrë negative edhe organizatat ma prestigjioze botërore te gazetarisë, siç është IFJ.

Arsyetimi i kryetarit te Bordit të RTK’së, Besnik Boletinit, për këtë emerim, ishte diçka në mes një reagimi qesharak dhe absurd.

Pasha krytë e fëmijëve nuk po rrej: Besnik Boletini tha që RTK e ka pyet LVV’në se a ka qenë Rilind Gervalla pjesë e strukturave të partise, LVV i paska thanë JO nuk ka qenë.

Kjo edhe për 1 prill ish kanë hajgare e pa krip, e lëre me një ditë të mërzitshme të fundit të janarit.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE