Çantat që po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjellë ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor.

Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë.

Nxënësja e shkollës fillore “Faik Konica” Yllza Mulliqi, ka thënë për KosovaPress, se nga pesha e rëndë e çantës, shoqërohet edhe me probleme të boshtit kurrizor.

“Mua më dhemb shpina prej çantës së rëndë për shkak se nuk kemi dollapë në klasën tonë dhe më pengon shumë”, tha ajo.

Ejona Krasniqi, nxënëse tjetër e kësaj shkollë, ka thënë se për arsye të çantës së rëndë, shpesh herë prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë ata për në shkollë.

“Mua më pengon çanta e rëndë…0:39 Dollapët nuk janë të rregulluar sa duhet, për shkak se prishen herë pas here dhe nuk mundemi t’i lëmë aty disa libra..0:52 Për arsye të tilla vinë edhe prindërit me marrin ndonjëherë, sepse është çanta rëndë dhe nuk mundem me mbajt herë pas here”, tha ajo.