Çaste dhembshurie me poeten;Dalina Arifi

0

Mos më vrit

——————————-

Mos më vrit!

Se dhimtë e mia kan’ me t’u ba zjarme.

Mos më vrit se britmat e mia kan’ me t’u ba melodi e trishtë e jetës tane! Mos më vrit!

 Se gjaku im ka me tu ba ujë

 Me t’i fresku gjynahet tua o gjyhnaçarë.

 Mos m’vrit!

Se vrasja ime për s’gjalli ka me të vra

 Mos m’vrit o zemër kriminel

 Mendo motrën tande, ajo një ditë ka me shkelë të njejtën therrë

 Fal gjyhnave tua o gjynahçare.

Mos m’vrit e kuqja m’ka hije

M’ka hije kur vesh një fustan

 E jo t’ma mbulosh trupin me gjak

 Për çdo natë t’kam durue

 E veç dashni t’kam dhurue.

Mos m’vrit se trupin tim të vdekun andrrat kan’ me ta kujtue!

Mos më vrit!

T’lutem në lulen e rinis hala du me jetue…

Mos mi k’put degët e shpirtit.

Mos m’a vyshk trupin me dhe t’mluem

 Mos lejoni t’ju vrasin sikur mue!

Mos më vrit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *