Çaste festive me poeten kurbetçare:Shpresa Zurnaci

0

FESTAVE TUAJA UNË GËZOJ

Nuk pata mundësi të të uroj

Rastisa larg tepër larg

Në vend të lules po të dërgoj

Një fjalë të mirë dhe këtë varg

Në festat tua ditëve të bardha

Ta nis një lule po si ta qoj

Unë larg pranë̈ detit marmara

Ndaj këte varg ty ta dhuroje

Të uroj ditët e festat tua

Nëpër liri tek ti gëzon

Ti je e mbetesh mall për mua

Dhe poezinë ma frymëzon

Gëzoj me ty ditëve të bardha

sukseset tua i ledhatoj

Dhe nëpër vargje më rrjedhë fjala

vargjeve për ty me to këndoj

Mëmëdhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *