Çaste festive me poeten:Lule Alidema
28 NËNTORI
Aty ku valvitet flamuri kuq e zi
Aty ku gjithë kombi ynë festë sot ka
Aty ku festohet shqip
Aty ku festojnë vëllau me vëlla.
Gjithë një komb neve jemi
Anekënd ku ka shqiptarë
Ne çdo cep ngrisim flamurin
Me shqiponjën dykrenare.
Një flamur të përbashkët e kemi
Jemi shqiptarë kemi një gjak
Jo më nuk ka ndasi
Kosovë e Shqipëri.
Jemi një dhe një do t’jemi
Nuk ka kush që na ndanë
Festojmë, festojmë 28 Nëntorin
Kudo që jemi anembanë.
Urime Shqipëri urime Kosovë
Ngrite flamurin njejtë sikur dje në Vlorë
Ngrite lart festo me krenari Kemi festë flamuri mbarë Shqiptari