Çaste festive me poeten;Valbona Ahmeti

0

UÇK-së emër i dhe

————————-

Në një nëntor plot acar

nëna lindi një djalë azgan

me flamur e mbështolli

e bekoi dhe e ninulloi

shtathedhur t’ më bëhesh biri im

si Azemi zemër trim

rritu bir burrërohu

të ketë zili yti mëmëdheu

ninulla e nënës t’ përqafoj

të rriti mirë të burrëroj

n’ histori mbete Legjendë

n’shkronja t’arta emri Adem

me rrufe plumbash shkaut i the

se jam betua për këtë Atdhe

i fort qëndrove Skënderbe

UÇK-së emër i dhe

Kur n’Prekaz pranvera bulëzon

një melodi n’Kosovë jehon

me dorë n’ zemër thuhet Lavdi

të gjithë njëzëri: Bac u kry!

një shqiponjë tani kullën hijezon

pesëdhjetë yje roje përreth i bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *