Çaste festive me poeten:Vlora Rexhaj Morina

0

NË KRAHËT E SHQIPONJËS

Me shekuj në këto troje

Kur vërshonte gjak moti

Nriçonte çdoherë shpat e Kastriotit

Sa herë shtërngonim duartë

Të lidhnim besë e fjalë

Vërshonin fjalët hyjënore

T’Lahutës Malcisë

E kur mjegulla shtrihej

Sytë diellit kapërdinin

Rrezonte fjalë e artë

Rilindjes tonë Kombëtare

Ndër vitet e përgjakura

Sa herë binte kushtrimi

Printe fjalë e shenjët

Fishtës e Naimit

Qëndrestarët tanë

Gdhendën germ me gjak

Në ashkën e truallit vunë

Shqipen në bajrak

Mbi palcën e tokës

Aty ku frymon Liria

I vendosen pishtarët

E dritës

Në themele të Arbërisë

I mbollën filizat

Bashkimit e shpresës

Në shpatet e maleve

Në bekime të Nënë Terezës

Nën hijen e Alpeve

Në rrjedhën e Valbonës

Gurgullon fjala shqipe

Në krahët e Shqiponjës

DITA E FLAMURIT

Dielli po shndërrit në tokën e Kosovës

Vallen po e hedhin Drini me Valbonën

Dorë më dorë Prekazi ,Presheva e Tetova

Me 28 Nëntor i pret Aulona

Aulona nuse stolisur plot nur

Kurorë i rri Shqipja qëndisur në flamur

Janë bashkuar malet me një zë këndojnë

Na uroni vëllezër për bashkimin tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *