Çaste festive me poetin;Faruk TASHOLLI/ MARSHI I ADEM GLLAVICËS/

0

MARSHI I ADEM GLLAVICËS

——————————————

Ai ka ikur moti e prapë zbret aty

Te gurët e ashpër të vendlindjes sime,

Me flakët e shkrepura kur qielli u nxi

Si flamur shpalohet e çelë ndër kujtime.

Pa bërë një as dy, niset para: Marsh!

Tek e kërcen fushën nga mali në mal;

Kurrë ndër bubullima s‘e kthen kokën pas

Ç’zë i vjen prej tokës, hapin mos e ndal!

A del nga legjendat me hapat plot magji

A bjeshkët e Zhegofcit i qet Mitrovicës,

Kush e prek nga afër kush e ndjen në gji

Marshin e furishëm të Adem Gllavicës?

Ai vjen e tremb muzgun nga maja e kodrës

Gris yllin e kuq, ia prenë udhët kobit,

Engjëll mbrojtës shfaqet qiellit të Kosovës

Me ballin e ndritur, Ballë i lartë i Kombit!

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *