Çaste festive me poetin;Sahit Osmani

0

FLAMURI

———————

Me dëshirën e dashurisë sonë

Qindvjeçarë valëvitet natë e ditë

Me dy palë krerë e dy palë sy

Rreptas përleshet me stuhitë

Valëvitet në çdo cep të atdheut

Me krahët e shqipes të tendosura

Krerët kryelartë nga kohë e Skënderbeut

Majë fortesash,shesheve, përmendoreve…

Liria e pat ëndërruar përjetësisht;

Kuq e Zi t’i rrezatojë Atdheut,

Kuq e Zi t’i rrezatojë Popullit,

Kuq e Zi t’i rrezatojë Pavarësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *