Çaste festive me poetin:Skënder Berisha

0

MARSH NËNTORI

Ecni ende praruar rrezesh

gjelbrimi njomë përtej

aty gruri i përzjarrur

verdh verdh e kallëzuar

lulëkuqet kokëpërpjetë

kuqëlojnë si plagët

ecni ende kujtimit të pashuar

me rreze lirie praruar

flas me ju me gjuhën e uruar

larg e ngat atje ku ratë

tash qesh qielli i kulluar

pak borë bie e hutuar

liria me ju të ecë ka filluar

rrugicës sime sapo ka marshuar

tash e më kurrë nuk më lini vetmuar

kam një këngë flakë sapo të kënduar 26 nëntor 2013,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *