Çaste kujtimesh me poetin ;Qazim THAÇI / Shiu i vjeshtës së vonë vegim ëndërrimtar/

0

Shiu i vjeshtës së vonë vegim ëndërrimtar

—————————————————

Me shiun e vjeshtës së vonë, ëndrrat i ngjajnë  dhembjeve rinore.

I ngjajnë edhe pikëllimit ton, që rriteshim me bukë  kurbeti.

Me mirësi shumë, e me zemrën  plotë zbrazëti. me mall e pak dashuri.

Letrat e ardhura nga kurbeti që ishin kasnec shprese e lumturie.

Shiu i vjeshtës në Prizrenin e  besëlidhjes, që maste shekujt .

Si vegim ëndërrimtar si në gurin e Syziut, a kalohet pa mëkate?

Apo kur dhembjen e masnin në  çadrat, e’’Mjekësit’’ të Elbasanit.

Me mallin e Kosovës martire, a shitet. apo falet vdekja  për liri.

E shiu i vjeshtës së vonë ka më shumë se pikëllim dashurinë.

Apo sheshet  e atdheut që ende gjakojnë  gjak lirie.

Për Alfabetin e Manastirit që rrugëtoi nëpër brinjët e kombit

Atdheut  i duhen shumë këngë e diell deri në amshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *