Çaste me penat e reja që premtojnë: Erona Ademi ,nxënëse
Tani më përkundin kujtimet
—————————————–
Një poezi për gjyshin tim të dashur
Për mungesën e tij dhe dhembjen që mbaj.
Si një vajzë e vogël,nuk e kuptoja vlerën e tij
Por tani malli për të është i pafund
Dashuria për të nuk mbaron kurrë
Ajo rritet në zemrën time si një lule që ujit
Malli për të është si gacat në tangar
Që nuk shuhen kurrë madje ashtu si dashuria
Kur mendon se po humbet,ajo prapë në derë të troket
Dhembja për të nuk shuhet kurrë
Si plaga që kurohet,por s’bëhet si dikur.
Më mbajnë atë të ngrohtë e të lumtur
Vetëm kujtimet e bukura më mbajnë gjallë
Kujtoj gjyshin me dashuri
Edhe ne mungesën e tij,ai do të jetë pranë meje
Në çdo hap që bëj,edhe kur frymoj
Fjalët e tua i dëgjoj nganjëherë edhe nga bilbilat
Qe kohe pranvere sillen vërdalle
Sjellin freski,ashtu siç fjalët e tua
Ne veshin tim, qe për mu atëherë
Ishin andralle,ndërsa tani rruge per me u hap.
Erona Ademi nxënëse e kl Vll nga shkolla
”Dëshmorët e Kosharës” Koshare.
/www.QendraPress.com/