Çaste me penën e artë të Gëzim Ajgeraj

0

DITA E VALBONTË

Sa gjatë ia ndoqëm

Valbonës rrjedhën grykës

Gurë mbi gurë i ramë

her andej e herë këndej vrapit gjarpërorë

Bjeshkët na përshëndetën

nga të dy krahët

 me petkun e vjeshtës

Ç’bukuri kishte veshur stina

mbi fustanin shumngjyrësh

tek na përshëndeste pa pra

Me ujin blu

ku laheshin zotrat e zanave

freskuam ballin e

zjarmishëm të etjes së mallit

Tek fusha e gjësë

ku bjeshka e shtrydhte shpirtin

ia pimë qumështin e

kaltërt të zanave

Medet ç’imazhe magjike

 kishin zbritur me portretin tim

Dita e Valbontë hyri nusërore

në vargun tim

Tetor, 2020, Valbonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *