Çaste me penën e poetes:Valbona R.Hadri

0

Trëndafili i dashurisë

——————————

Vashat janë të bukura,

natyra i veçoj ato ,

por sharmi yt i shton dritë bukurisë tuaj.

Bukuria në ty freskon si flladi i verës, larë nga ujë argjendi,me burim rrëzmali .

Shikimi yt tē lë pa fjalë , ajrin ta ndalon.

Hijeshia në ty shkëlqen si rreze dielli kur perëndon në kaltèrsi deti, .

Shenjtëria e pamjes tuaj është ajo rrezja e parë e dritës në agimin e hershëm buzëdetit .

Dita lind me ty dhe vazhdon kështu me gjallëri jete- tha ylli i mëngjesit duke i puthur vesën në sy vashës për një ditë të mbarë me plotë dashuri.

02 .07.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *