Çaste me penën e re krijuese: Drilon MUJOTA, nxënësi i kl Vlll.

Krijuesi i Shqipes

——————————

Në rrëzat e maleve,

në këngët e valëve,

U lind një zë që flet me zemrën e atdheut,

Ismail Kadare, poet i dritës dhe i hijeve

, Frymë e gjallë e shpirtit të kombit të vet.

 Në fjalët e tua, me ar i pikturuar,

Shqipëria e lashtë në rrjedhën e kohës,

Në çdo varg, në çdo shprehje të ndriçuar,

Gjallëron historia dhe kujtimet e dashurisë.

Si bletë që mbledh nektar nga lule e pranverës,

 Ti, Kadare, ke mbledhur thelbin e shqipes,

Në librat e tu, është shpresa e njerëzimit,

drita, bubullima , dhe forca e një populli.

Në zërin tënd, si në një simfoni të lashtë,

Vibrimet e dritës bashkohen me hijet,

 Dhe ne lexojmë,

me zemrën e mbushur plot mall,

Krijimet e tua kurrë në jetë nuk do të zbehen,

ato do të flasin ty do të mbajnë gjallë.

——————————-

 Drilon Mujota nxënesi i kl Vlll

Nxënësi i mësimdhënëses Pranvera Qerimi ,shkroi poezi kushtuar mjeshtrit te letrave shqipe.

/www.QendraPress.com/