Çaste me poeten ;Anelja Lako
Jashtë era shushuritur,
nisë rrëkeja të lundrojë,
vijnë lotë krejt papritur,
lot i kripur ku të shkojë…
Loti – lotit nuk i ngjan,
as dhe udha – udhës nisur,
larg pendesat ikën – vanë,
koha jonë, kohë e krisur…
Jashtë era shushuritur,
tinguj malli sjell për ty,
muzgut mbeta duke pritur,
lot ndër faqe,gaz në sy…
Jashtë era shushuritur,
edhe Hëna paska ngrirë,
veç një Yll erdhi papritur
dhe më ndezi një dëshirë!
/qendrapress.com/