Çaste me poeten; Asja MULGECI
Në dridhma zemre
________________________
Shpirtin zbraz,
dhomës bosh !
Valëzime ernash
shkundin
ditarit t’memories
teme,
stërkala puthjesh,
palosur hijshëm
diku aty brenda,
si n’sëndkun e pajës
së nuses…
kuqëlojnë si pika t’kuqe
vëne,
gjakun pulsojnë
n’drithma zëmre,
si n’pjalmim t’luleve
që pa dashtun pllenon
era,
folezës së kësaj dashnie
si fjollë ngjyruese
m”mbulon ftyren,
e pa kushte i dorëzohem
kësaj ndjenjë-hyjnie,
kacavirrem degësh
zhytun honeve t’mija
Si n’zharakamë gjethesh
mjaltin e mjaltit mbledh
tek avulloj
epshesh t’mija,
Zanin tem muzikoj
Ndër zukamë bletësh
e var n’krahë t’tyne
dëshirën e zjarrtë,
e shpirti merr fluturimin
Si zogjtë shtegtimit t’largtë
Nji duhamë e fshehur
m’ndez
zjarrminë gjoksit
e kurmit temë shkrehem
pijes si e dehu
i rrëfehem,
e njashtu si pajetê
plasëm mbi shtrat
e vetme…
me vetmin teme,
e shpirtin zbrazë
dhomës bosh,
si e ngratë!!!
——————-
Pritjet tona
___________________
Ah, pritjet tona!
Djegin trupit
përvëlueshëm,
si dunat e rans
n’shkretëtirë….
tek endesh njashtu
pa adresë,
stacionit t’harruem
si me kenë
n’vend t’huj
tu lyp me njomë
shpirtin,
Si i etuni buzëtharë
për nji pik ujë …
“me imazhin shpresë”
n’bebe t’synit,
dashnis i banë rojë
s’e len të vdesë ,
Ah, pritjet tona
si terri kur fillon
e zbardhet orëve
t’vona,
Gazmendun shtriq
trupin nadjeve,
me shpresë
me t’perqafue,
tujë iu falë dritës
mos t ka pru
n’krah t,saj,
ngjit, me mua !
ASJA MULGECI