EDHE MAGJISË I PRISH MAGJINË

———————————————-

U ngri loti faqesh nga i ftofti

ikjes tande,

Dënesash mbeta tue shfry inatin

Tue kacafyt idhët me fatin,

Pamëshirshëm

Pamshirë m’ftohu shtratin.

Ia mora inatin kohës që m’vodhi

kohen teme,

E djenjen ma la jetime

ngujuem n’dhoma zemre.

Tue ndjek hapat hapova drejt teje

E hijes tande mbeta mbledhun

si shtëllungë-zezë reje,

Më oshëtin veshëve hala zani yt

Oh mos,

Mos ma ngrys ftyren e bukur

mos thirr lotin

Se druaj prej mërzisë

edhe moti çart motin.

Ani se larg diku nji cep t’botës

shtrëngon i vetëm ndjenjën

Me mbyt vetminë,

Hakërrehesh mbuluem lotësh

Çare mos gjetshin dykambsorët

sy-errun…

Që dashnisë i përfolin dashninë,

E magjishmja çerdhe-artë

Edhe masmgjisë i prish magjinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *