Mes hapesirash blu

—————————-

Me the, te dua sa deti

Dhe, ne mendjen time blu

Noton vetem, Ti

Mendimet vizatoj ne nje qiell te hapur

Aty ku buzet e mia te kuqe si nje flutur, stampuar qendrojne ne pritje, agoni

***

Dhe, nuk do te dua jo te lejoj

Perkushtimet e dashurise epifanite

Te zbresin shkalle, mes nje ngushellimi shpirteror

Qe pikon gjak, e ntrashet, e mpikset

***

Deshiroj t’udhetoj, vallzoj, t’lexoj, kendoj

Selli Foster t’ behem ne mundem…

Dhe per sa kohe te deshiroj vetmine, qetesine shpirterore

Ne koke nje kordhele te kalter dot’ mbaj

Qe kur te bjere perendimi i zjarrte

Ti t’ me njohesh, te zbresesh

T’ me kapesh, shtrëngosh prej dore, tërheqësh e puthesh

***

Dhe kur përsëri t’ me pyesesh,

A e do detin?

Dot’ përgjigjëm,

Deti, vetmin le te treti

Unë te dua Ty

Ty dhe realitetin

***

Vitet, dot’ largohen shpejt

Ashtu si fluturat hapësirave tretur

Flokët zbardhëlluar dot’ jene, si retë ne një qiell te vrejtur

Ne,

bulëza uji mbi zambakë liqenesh, perfjetur

***

Jam duke pire çajin e kujtesës, i dashur

Me shtire pak mjaltë bio,

Ne ka mbetur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *