Çaste me poeten :Flora Shabi
Liria ka emrin UÇK..
Mos harro moj botë me politik plot djallëzi..
The se ska popull tjetër që vuan si ti …
Ishim ne okupim erdhe me na ndihmua
Me kauzën e UÇK lirin e fituam ..
Pse fajëson çlirimtaret
Që mbrojtën kullën ,token
Vëllanë nënën edhe motrën.
S,durohet i huaji me sundua në sofër
Me të mohua gjuhen flamurin e
me plaçkit nëntokën..
Janë në trojet tona
Prap ta them moj botë
Ndale represionin edhe në këtë metodë..
Po kthehesh në egërsi
Me bijtë e lirisë
Po shpif e po mbron skutat e tradhtisë.
Ligjet e konventat e popujve nuk janë vulosë gabim..
Për ty dje ishin vlera
Sot për mua mashtrim…
Unë si popull
Duhet të çojë në gjykim..
Edhe dëshmorët në varre
Të lëshojnë mallkim.
Ti botë ,a mos erdhe për interes
e gabuesin si çlirimtar..
Dje dukeshe si engjëll
Sot je kthye në djall.
Ju ndryshove flamur me nda e coptue
U trembe Shqipërisë së madhe
Se do jetonim Parisin e të gjallë
E ju ferrin mes zjarreve…
Turpi të mbuloftë moj shushunjë e shqiptarëve
Dole lakuriq e pa ideale..
UÇK ka emrin plot me lavdi
Si shqiponja mbretërish
Mbi çdo lartësi..