Çaste me poeten ; Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër

0

SI “DASHNORË TË VENEDIKUT”…

Sa të lumtur në fotografi duken gjithandej,

Sa shumë të dashuruar “Haj medet”,

Larg jeta reale nga ajo sociale,

Të dashuruar veç në internet.

Në fotografi si “Dashnorë të Venedikut”,

Zemra t’u bëhet mal për besë,

Sa romanca thurrin për dashurinë që kanë,

Vërtet duken si “Romeo e Xhulietë”.

Në jetën reale sa tradhtia përjetohet,

Për t’i fshehur gjurmët të lumtur tregohen,

Sa herë situata tensionohet,

Fotografitë fshihen ose ndërrohen…

Sa shpejt ju del boja këtyre dashurive,

Sikur “Një ëmbëlsirë që shkrihet në diell”,

Dashuritë e mëdha rrinë në heshtje,

Ato nuk marrin vëmendje në internet.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *