DIELLI PADRON….!

Sa zemra të vrara

si të pemës plagë!

Aty ku rëshira lë shenjën

si dhembja në prag!

Sa zemra të vrara,

të bëra thërime,

si mbeturinat e zdrukthit

kur bën zbukurime!

Sa zemra të vrara, të rëna përtokë,

si gjethja që ra, e s’ngriti më kokë!

Sa zemra të vrara, që u zbehet shikimi, kur Dielli padron, shkëlqen nga gëzimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *