Çaste me poeten kurbetçare;Fatime Kalimashi

0

KURBETI MALL I PASHUAR

Ai që e ka provuar kurbetin

Kupton hallin edhe dertin

Dhe mallin e familjes

Kur është larg vendlindjes

Njeriu larg familjes

Është si nata pa yje

Si dita pa diell

Si toka e etur për ujë

Ëndrrat e natës pa gjumë

Fundosur thellë në lumë

Për një pikë drite me shpresë

Në kurbet i vetmuar mos të vdes

Ai që e ka provuar kurbetin

Vuan më shumë për tjetrin

Dhimbjen në gji e ruan

Me djersë e lotë mallin e shuan

19. 2.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *