Çaste me poeten ;Lule ALIDEMA/psikologe
Kthehu Nënloke…
Nënlokja ime shqipe
kthehu shiko çfarë po ndodhë,
vuajtje, smurje, urrejtje, na rrethojnë,
me sy me u pa njëri me tjetrin nuk dojmë…
Sikur toka po e ndjen po plasarinë,
çfarë bëhet mos jemi në çmendinë,
njerëzit çdo ditë më shumë të tronditur,
nga kjo jetë e çoroditur…
Nënloke kjo tokë peshë po na çon,
nuk po shef dritën me sy,
kthehu na beko sërish,
na kthe prore atë dashuri…
Atë djep që ti përkunde,
ai djep humbi traditën e hedhi për tokë,
vallë kush na mallkoi në këtë ditë,
ky popull i shkretë po vuan t’zijtë e ullijt…
Vuajtje, mashtrime, anë më anë,
jo jo kjo nuk është traditë e jonë,
këtë të parët nuk na lanë,
mos të njifen vëllau me vëllanë…
Çfarë është kjo që po na ngulfat në fyt,
nuk po shofim ditë me dritë,
shiko moj nënloke shqiptare,
u tret mëshira ku mbeti besa shqiptare…
Eja shiko se çfarë po ndodhë,
shiko mjerimi ka kaplu këtë vend,
armiqësi deri në fund,
duam të hajmë njeri tjetrin me dhëmbë…
Jemi bërë ujqër mes vete,
askush askënd nuk e don,
harrojmë se një ditë nuk do jemi,
po ç’na duhet t’a nxëmë krejt dynjanë…
Ngopu o njeri, duaj mos urrej,
mos lakmo gjitha për vete t’i kesh,
sepse ditët ikin qorrazi,
vjen një ditë gjitha do t’i lësh…
Askush nuk është i përjetshëm,
sikur unë as edhe ti,
të shijojmë çdo ditë me diell e dritë,
ashtu siç i ka hije qënies NJERI…
Lule Alidema
02.08.2020