Çaste me poeten ;Miranda Troci Derti

0

REÇIT TIM!!!!

Në dy anët brigjeve të Drinit

ku bie dielli kep më kep këtu është

Djep i burrërisë Krye Mali i thonë Reç

dua të shkruaj për ty me mall

ty o balta e Tokës sime

në zemrën tënde mora emër

malli më djeg për ty vendlindje

dua të ulem në rreth të Drinit

e ti mbledh të gjithë vëllazërinë

më janë derdh rrugëve kurbetit

 në këtë vend e kemi shtëpinë

me këtë ujë ta freskoj ballin

më dha jetë e më rriti shtatin

 e ti thirri Bijat bashkë

si në adet si e kemi pas

 dua të kaloj në Urën e Dodës

e ti dal Drinit matanë të hipi te Lisi ne Qafë-Drajë

 ta shoh Reçin në çdo anë ti shoh

lisat shekullorë ku mes vetes bisedojnë

fshehin brenda krenari historinë duan

të tregojnë njerëz pak paska

në kulla shtëpia të shembura

të vetmuara brenda tyre u

rrit trimëria besa fjala e

krenaria nê Qafë të Drajês

aty te lisi aty mblidhej

mexhlisi muhabet si ish

meraku aty bëhej itifaku

zgjidhej plaku ma mendar

 vihej Troci shpi e parë ndahej

kanuni bëhej vallja

lidhej besa e folej f

jala kur e thirreshe në Bes Reçjanin

në dash për luftë e istikam

i madh e vogël burra e gra

fëmija e djepit qohej në

këmbë të shkoj Babës

tia prek varrin me lot

Bije tia laj ballin e ti shkeli

gjithë kto troje të

pij uj kroje më kroje

çdo gram Toke këtu është

Ar çdo Djalë

këtu është

krenar çdo frymëmarrje

flladit shpirtin krenari për

ty vendlindje e unë jam

Bija Jote më rriti balta e kësaj

Toke më dha qumësht

Nana Loke Bij Zamani e

malësore më dhe nur e

hijeshi më dhe besë e krenari

kreshnike sokoleshë mali malësore

bijë Dibrani Krenaria e Dibrës

mbarë Reçi i Nëntë maleve Beku

qoftë çdo Gurë i Trollit

Tokë e Gjak i Kastriotit!!!!!

ASAJ I FLISTE ERRĒSIRA!!!!

—————————————–

Asaj i fliste errësira nē gjurmët e saj…

shëmbëllimet e ngrohta ia mori stuhia…

ëndrra iu dogj si fija e qiririt nē flakē…

si njē “acar i akullt”

nē dimrin e përjetshëm tē gjatë…

errēsirē nē zemēr.

.i pamoralshëm i nxure…

nēnshtrueshēm skllavëruese veproj nē krenari…

 super.egoizmi ndërgjegjshëm errësirë me vure..

 autoritar sovran ec nē vetvete ndërtuar fantazi…

prapaskenën tënde shkujdesur ironik asaj

ia prishe ēndrrēn si nē një rol komik…

vyrtytet tuaja burrërore i fundose në marrëzi…

ushqe trurin .foli vetvetes qyqar prapa skenik…

tē kuptosh një femër duhet një milion herë i zgjuar…

nuk është “tren i dhimbjes” ti qojë ato

 nē stacionet tua tē marrëzisë…

 dëshirat tua mizore ajo ti plotësoi vetvetisht martirizuar ..

 heshtja e saj e thellē është çmimi i A.D.N.tēnde e shkatērruar..

PRELUD RIZGJIMI!!!

——————————–

 Erozion i një viti shprese tē shkruar nē legjenda..

 është ky që sapo filluam pas njē ëndrre tē trishtē..

me zemrën e mbuluar me brymēn e akullt tē mëngjeseve..

 tē njē boshtie tē lënē nga koha e shkundur dhe e brishtē…

 si ēndērrat e mērguara tē mos kthyera kurrē…

nē gjurmēt e lēna qē rrudhur plagët nē migrenē…

tē mbetura si zogj tē pastrehē tē lëna harruar nē udhē..

dēshirash dhe lutjesh tē heshtura si njē opera kortezhesh…

rēnkime shpirtash tē kalbur nga koha….

qē janē tē mekura dhe kēkojnē prelude zgjimi..

 tē plakur nga lēndimi avull ofshame nga goja..

e nxjerrin si njē dufmē e fuqishme mallkimi….

duke u rizgjuar belbēzojmē mes shpirtrash tē përhumbur…

aq sa rrudhat e plakjes aq thellē ngulur nē pafajsi…

 veshur nē shpresēn e njē endrre pas kohēs sē humbur….

nē lakuriqësinë e njē buzëqeshje tē rreme shtirur nē melankoli….

mjerim i fshehur nē palcēn e kockave deri nē thellēsi…

dalëngadalë blejmë ditēt qē rrojmē si tē strukur pas reve…

ndērtuar pas mureve tē hekurta tē pazgjidhshmes nē tersi..

nēn tingujt e kēmbanave tē endur nē oqeanin e ēndērrave përsëri…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *