Çaste me poeten :Nexha Reçica
PAPRITUR MBRËMË
___________________
Papritur mbrëmë
Hyre në heshtjen time
E shpirtin tim
Shkëpute përgjumjen
E fshehur në feniks
Dhe zbrite dehur
Në buzën vetmi
Mbi supe të mia
Endesh në zjarmi
Mes pagjumësisë
U mbështolle
Mu në vargun tim
Nën lëkuren time
Në kështjellë tani rri.
SEPSE
————
E desha parkun Fontanën
Lagje ”Ulpianën” Pse është
Vendi i qetësisë
Si një abis
Në fletët e bardha
Shihen titujt e poezisë
Së dashurisë