Çaste me poeten :Vlora Rexhaj Morina

0

NË TEMPULLIN E VETMISË

 

N’tempullin e vetmisë sime

Fle një ëndërr e brishtë E brishtë si gjethi i harruar

N’degëzën e thatë t’pyllit

N’divanin e natës lënguese

Thërmohej lëkura

Në kthetrat e hapura t’erresirës

Si lapidarët e rrënuar shekujsh

Ankthet vizatojnë portrete

 N’horizonte t’errit

 N’fushbetejat e netëve t’acarta

përpëlitet trupi im

nën çarçafin e përjetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *