Çaste me poeten :Vlora Rexhaj Morina
RRAPI I MOÇËM
Në fundvjeshtën e brishtë
Era tundi pemët një nga një
Rrapi i moçëm mbajti
Gjethin e fundit të mesjetës
Strofullat e djallit
Shkundën petkun e argjendtë
Thurur moteve njomëzake
Shiu litar dhimbjesh
Lau buzët e qytetit të dremitur
Njollave të përbaltura të plisit
Dielli mbolli përsëri filizat e artë të dritës.