Çaste me poeten:Flora Shabi

0

Me shpirti paraqet muaj poetesh,

 Plot muzë si kurorë

Si nuse parajsës

Shëmbëlltyrë e jetës tonë.

Me shpatulla të krusuna

Me kolor të kaftë

Sy të vrejtun

Por madhështor

Mëngjese plot vesë

Pak diell në dritare

Dita më e shkurtër

E me kujtime plot madhe.

Shpirti më fton të dal

Tek pemët e tua

Të mbledh fruta e ndryshme.

 Ëmblin me jua shijua.

Gjethet njëra mbas tjetrës

Si melodi më vinë në kokë

Dy fjalë bashkë i folëm

çka ndodh në këtë botë.

Unë sjam si ti moj botë…

Unë s jam tradhtare Evropë

Azinë se kam pushtua

As vra nuk kam ken pa më cenua..

Më bat të derdhi lot

Se su bana me ju

Me dinakëri luajtët lojën

Por kurrë sma mbylle gojën

Më pretë në besë

Mi copëtove trojet.

Vrave pleq e të ri

Emrat jua huazove

Prej perëndisë paqen kurrë se gëzove.

E dije të vërtetën jam i lashtë

E plot me hyni I kam

rrënjët e thella kudo nëpër botë .

Sjam si ti moj botë

Që jeton me dredhi

Shqip i lutem zotit

Komb e flamur si ndërroj në përjetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *