Çaste me poeten:Irena Hoxha
VALVITET I LIRË FLAMURI JONË
Humbëm rrugën, humbëm dritën
si I-së kur i heqin pikën!
Humbëm detajet e jetës
duke ju fshehur të vërtetës!
Humbëm si retë pas shtrëngatës
si mbaron mezja e pjatës!
Prerë e bërë thela – thela
mish për egërsia, hedhur nga kështjella!
E në to, të mprehta kocka
kthyen bishat në bretkosa!
E ndër male si gjithmonë
valëvitet i lirë flamuri jonë!