Çaste me poeten;Kimete Osmani Beqiri
Nostalgjia
————————-
Jo rrallë herë
Troket n’zemër, padyshim
Përherë me më përzemërsi
Nostalgjia shoqëron shpirtin tim.
Gjurmë të jetës
Çdo gjë e kaluar, vërtetë
Përherë e thua me zë
Si ëndërr është kjo jetë.
Krenari, buzëqeshje
Edhe lot, jo rrallë herë
Largësia fizike
Realitet jo i lehtë përherë.
Nostalgjia ime e artë
Më shoqëro në vazhdimësi
Përherë falënderuese Zotit
Për të freskëtat ndjesi.