8 Nëntor 2020

Mëngjes Nëntori i freskët i ditës së diel,

qetësi mbretëroka gjithandej.

Vallë i shkon Prishtinës kjo qetësi,

kush dreqin ia humbi atë gjallëri.

Sot na qenkërka ditë shumë ndryshe,

e dielli me dhëmbë paskësh dalë, seç don t’na gllabërojë.

Ftohët, ngrica akullnajash në shpirt, qetësi absolute, trishtim,

humbje ndjesish, e pa provuar më parë.

Kufizime, ndalesa, vetizolim-izolim i dhunshëm.

Zemra acar u mbush e tëra, u mbështoll në pëlhurë guaske,

Vallë njeriu është i obliguar të durojë,

apo ndoshta dhe kështu duhet në heshtje të pranojë?

Po çfarë të bësh kur nuk ke fuqi,

e duhet vetëmbuluar në pelerinë guaske siç n’a thoshka e diktoka kjo pandemi,sepse, si duket, zgjidhje tjetër nuk do ketë,

pos të ruajë gjithsekush veten e vet.

Por ama durimi fillon ngeshëm t’shterrojë e t’buqasë zëshëm

vallë, në ç’drejtim-ferr don t‘na dergojë kjo pandemi çoroditëse

Mish-mash mutacionesh gjenetike!?

Por, e dini çka?

Deri në fund do durojmë,

që njëherë e mirë këtë pandemi t’a asgjësojmë!

LULE ALIDEMA

08.11.2020, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *