Çaste me poeten;Mimoza Deliaj Cerani

0

Një ditë do të bëhet mirë

Kudo e me këdo që flasim

Kemi të njejtin refren:

Një ditë do bëhet mirë.

Po kur!?

Do bëhët do bëhet thotë kurajo

Po kur pyet vullneti i humbur?

Beso!-thotë shpresa

Kthehu nga vetja

Ndiq rrugën e zemrës

Ec më këmbet e mendjes

Bëhu Zot i vetës tënde

Mos lejo të tjerët të shkelin mbi ty!

Mos harro pas natës vjen dita

Pas diellit mund të këtë edhe shi

Por ti mos u dorëzo

Vazhdo të ecësh përseri. ..

Hapin kurrë mos e ndal

Së dita e mirë ka për të ardhur

Do kuptosh do jetë një ditë më shumë befasi.

Por mos u ndal ec dhe ëndërro

Sikur një fëmijë.

Ëndrra të mëdha më dëshira shumë ashtu siç ëndërron një fëmijë para se të shkoj në gjumë.

Të shumta,e plotë çiltërsi

Ëndrrat e një fëmijë mund t’i ëndërrosh edhe ti nëse do që dita e mirë të vijë  edhe tek ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *