Çaste me poeten:Mimoza Gjetaj
TË KËRKOVA SONTE
U humba në enderra ne kohën e vjetër
Të kërkova të vije
I mbylla sytë, dhe dorën tënde ndjeva
Nuk e di u përmbyta në stuhi,ne ndjesi të fshehur
Puthjet më shtrydhin erë jasemini
Buzët e etura kundërmonin prush
Të një vatre të zhveshur……
Në enderr në krahë më behesh …..
Etshëm simfonia e kësaj nate
Tejmbushë kapilarët e shpirtit
Vërshuar nga fontina ndjenjash të harruara…
Të kërkova sonte…
Zemra sa s’shkulej në ketë gjysmë natë..
Përqafom, lërma buzën tënde të më djeg prush
Në përshpirtjet e kësaj nate të gjatë.
Të kërkova sonte …
Ëndrrën humba midis kullës së fildishtë
Të shpirtrave tanë të heshtur….
Vetminë s’e munda dot ……
Venezia…..