Çaste me poeten:Nexha Reçica
SYRI MISTER
_____________
Zbathur shētis syrit tënd
Atëherë kur loti yt dallgëzon
Qerpikut të bashkuar
Kur të them të dua!
Unë të shtrëngoj
Në mes mjegullës,
Nëpër magjinë e shpirtit tënd
Heshtur lëkurës sate rri!
Kur shkruaj lutjen për ty
Ti më je pemë në largësi,
E unë vazhdimisht
Në syrin mister rri!