Unē qesh me sy. Le t’ma mbyllin gojën!

Ma mbyllën gojēn mē nē fund,

me maska shumēngjyrēshe qepur.

Edhe pse nuk jam fjalēshumē,

ma mbyllēn me ca rrecka,

qosheve nëpër kohëra mbetur.

Ma mbyllën gojēn me urdhēr,

Atë gojë me tē cilën lēvdohesha,

motmoti një fēmijë ma vuri në dukje,

e qeshura e saj më jepte tjetēr nur,

qeshja me zor edhe kur acarohesha.

Ma mbyllën të mos hyjë njē virus,

po sa viruse të tmerrshëm hyjnē,

mes frikēs që mbollēn ca vrastarē,

me epruveta, labratore e miushē,

stisur nga mendje shkatërrimtarē?

Po fundja e pranoj, le të ma mbyllin,

le tē ma mbyllin, do ta duroj këtë fat,

ështē shkruar në ca zyra mēnxurē,

tē mos pērcjell me buzë buzēqeshje,

Por me sy, me sy do qesh, s’do ndal.

N. Baduni 01.11.2020

(Titulli, marrë nga një postim i poetit Tonin Nikolli.)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *