PRILL I THYER

————————————-

(Kushtuar Gjysmës sime të munguar,

në ditën e tij të lindjes. (Ju lutem jo fjalë ngushëlluese.)

***********************

Me ka marrë malli,

Për tingujt kambanë të urtisë tënde.

Hije drite më vijnë ndër sy,

Zbritur kodrinave,

Përzier me rrezet e agimit,

Shpërndarë rrethinave të mia.

Trupi përkundet përpjekjeve t’i kapë,

truri përçartët hijedritës së bardhë…

Ku je që sytë s’po t’i shoh,

Në këtë mëngjes ardhur kaq pranë,

Aty ku toka dhe nëntoka puqen

Nën një brez që na ndan.

Eh malli im frymëmarrës,

Që lodron në këtë fushnajë lulesh.

Eh malli im frymëdhënës,

Që lundron në këtë lumnajë lotësh,

Të Prillit të thyer…

Kaq larg e kaq pranë,

Endemi mes ëndrrash vrarë.

Të copëtuar, të ndarë.

N. Baduni 28.04.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *