Çaste me poeten;Nurie Baduni- FOLA ME DETIN
FOLA ME DETIN
Me detin hyra në bisedē sot,
I mërzitur ishte, i heshtur, i vrazhdë,
Nga thellēsitë turfullonte ca pika lot, Lot deti, shkëmbyer në margaritarë.
Përse qante deti me shami nē dorē?
Shkēmbinjve e pērplaste si i marrë,
Lotonte mungesën e anijeve në breg
A përkthyesve të çapiteshin ndēr udhëtarë.
As Dielli dot trupin nuk ja ngroh,
I ftohtë dergjet, zemër e shpirtvrarē,
Për ca të huaj ngyra e gjuhë plotē,
Për mērgimtarët me shqipe të vrarē.
Bëra ta qetësoj kaltërsinē e paanë,
Copēza resh bardhoshe hodha gjithandej,
Paqen i veshën si vello shpëtimtare,
Gushtin pret t’i vërë të artin mantel.
Eh gushti, i ëmbli, i nxehti, i prushti,
A i gëzon dot gjithnjë këto cilēsi?
Pranvera e stërzgjatur i serviri,
Fustan varfërie me emrin Pandemi.
N.Baduni 15.07.2020
Nuk më tremb perëndimi i ditēs,
Ashtu me sytë e kurmin pērgjakur,
Ca vija të kuqe hapësirave derdh,
Më fton ne zabelin e qetë e të përflakur.
Nuk më tremb perëndimi i muajit,
Diçka më pëshpërit lehtas nē vesh,
“Gushti prush/akullti ëdhtë në të mbrirë,
Dhe shpirtin tim e djeg dhe e zhvesh.
E desha pafund këtë muaj tē bekuar
E përkëdhelur prej tij
me emrin nēnë,
Me ndezi zemrëni me dashuri fëmije,
Thengjijtë e prushtë më çuan nē hēnë.
Me dy duart jeta të pret e të hedh,
Zjarrin e bën hi e shpirtin tē vret,
Gushti i prushti në akull u kthye,
E dashurinē për të ma vrau pērjetë,,,
N. Naduni 31.07.2020