Çaste me poeten;Prenda Sejdia

0

 RRUKULLISET KULAÇI I FATIT

——————————————

Në këtë buzë mbrëmjeje

Të kërkoj si imazhin e një ëndërre

Ndjehet katandisja në ankthin e thellë

E zhgënjyer e me shpresën copë copë

Se fal dot dhimbjen që zemra ndjen

Tokës dhe detit dhimbjen ia çamë

Lindëm të lirë e na prangosi fati

Se covid-19 aq larg po mban

Dhe ëndërrat ndoshta u trembën

Që kur qakenjtë predikojnë lirinë

Edhe stinët janë shpëlarë koha katran i zi

Europa mbyllur na mban portaret

S’mendon më nëse ka njeri

Kulaçi i fatit rrukulliset ndër pëllëmbë

Thur ndër vargje ëndërrat e thyera të shpresës

Fati e fjala zhubravitur e varur ndër çengela

të kohës

Fjala e liria e varur mbetet

Ikjet pa kthim në udhën e gjatë

Shartuar me djall e hipokrizi

Eh sa zhgënjim

Zhgënjimi ky bekim i djallit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *