Çaste me poetike me poeten ; Adelina Pali
DIELL PERËNDIE
————————-
O Diell Perëndie! Lësho ti veç rreze të arta!
Shpirtin të ma ngrohësh e këngës t’ja marr
Ndaje zjarrin tënd, që të gëzojnë dhe vatrat
Të ushqehen me ngrohtësi dhe të humburit në varr.
Të vërshojë zëri ynë, që nga shpirti na del
Ndërsa qielli të marrë si kurrë më parë shkëlqimin.
Të lajmërojë zogjtë’ e malit, ky zë që thërret,
me këngën cicëruese, të varfërve t’u japin gëzimin.
O Diell Perëndie! Shkrije këtë tokë që ka ngrirë!
Dhe fuqi t’u japësh shpirtrave të fjetur
Të jetojmë të gjithë në këtë tokë, të lirë,
Të mbulosh me rreze të arta këtë vend të etur…
-ADELINA PALI-