Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI
Shtegballit tënd shëtit kënga
____________________________________
Shtegballit tënd , Dionisi ndriçon dashurinë ,si luleshpata në pranverë.
E këngët e Homerit, nisin buzëqeshjen si vesë mëngjesi,vezullimë.
Ëmbëlsisht shkronjat dalldisin,e kënga iso ,mbanë dashurinë e Penelopës
AnaDrinit, të koduar kemi dashurinë si mitin e moçëm dikur arbërisht
E si ta mas mallin, për syrin tënd gjelbërosh,që mësyshit i thotë Jo si në Babiloni
E ecim zbathur nëpër prushin e kësaj moshe pjekurie,deri në dashuri.
E si ta shuaj etjen, në ato buzë, që vargun citojnë ,si cicërimë bilbili
Krejt jetën, më zërin e këngës tënde, do të dehesha si një princ
Me kodin e jetës AnaDrinit me këngën e Rrushe Rexhës për besnikëri.
Po si matet jeta ndrysh jeta .pos me sytë e tu ,e këngën e Arbërisë
Edhe përtej jetës, deri në amshim me sytë e tu, do ketë gjithmonë gjelbërim.