MĒSUESIT DËSHMOR MUSTAFË BLAKAJ

————————————————————-

Ishin kohë të rënda, të robërisë

Kosovën tonë e kishin prangosur

Gjëmba të egra i kishin vënë lirisë

Armiqtë rëndë e kishin plagosur.

Trimat u bashkuan për atdhe

Për LIRI, nuk e kursyen veten

Mësues Mustafa ishte ndër ta

Që për atdheun e fali jetën.

Mësues i popullit e atdhetar

Shumë e shumë nxënës ai mësoi

Brumosi rininē me atdhedashuri

Për vatan me trimëri ai luftoi.

Trim i madh, e zemërluan

Mustafë Blakaj, trim azgan

S’ju tremb syri nga armiku

Po iu doli hapur në mejdan.

“Ndalu ti o shka i shkinës

Se këto troje kanë një zot”

Ishte kushtrimi i mësuesit

Që e lau me gjak këtë tokë.

Me shekuj derdhëm gjakun

Për shqipen e për kët’ tokë

Amanet na e lanë të parët

Ta mbrojmë me gjak e barot.

Mustafë Blakaj, burrë patriot

Sot Kosova, lirinē po e gëzon

Shembēlltyrë e atdhetarisë

Vepra jote sot prore jeton. /qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *