Çaste me poetin:Argjend Hasani
VALLË PSE NA BËN VAKI
Se në mes
Të verës
Tek ne
“Bie borë”
E për punë
Qejfi
Bëhemi
Horë.
Se për mendje
Të madhe
Pa marre
“Çajmë”
Kodra
E male.
Se për të
Ligat
Thurrim
Lavdi
E me
Njëri-tjetrin
Mbajmë mëri.
Vallë pse
Tek ne
Kjo na bën
Vaki