ÇOHU BAC

(B.Kurtit )

Ata qe do t’i ndalnin me ligj vrasjet

S’po guxojme t’i kerkojme

Po per ty o Bac,e Anton Ceten

Nje lutje zotit po ia bejme !

Ose ngrihuni si dikur

Ne fshat qytet e dere per dere

Ja po vijme dhe ne te ju

Po e mbyllim krejt pa nder !

Dhe nje here o Bajram Kurti

Rruge me rruge e shteg me shteg

Çohu e shkelja kryet kaninit

Eshte terbu e po na vret !

Çohu bac,po na merr lumi

Si ta them,c’nodhi n’Gjilan !

Si u zgju nje mengjes Zhuri

Si po vjen dita n’Zahaq !

Çohu bac e merr me vete

At’ Simbolin e lirise

Thuj:jane ngjall Gjarpnojt e Gjakut

Gure e dhe kane helmatis !

S’po guxoj t”i therras te gjallet

Kush guxon t’ua prish gjumin

Ose zgjohi ju heronjte

Ose ne na mori lumi !

Hagen 27 shkurt 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *