Çaste me poetin;Nysret Durmishi

0

Vargjet e para

Vitet e 50-a ikën,

Nuk e di edhe sa kanë mbetë,

Përgjatë kohës sa jetojmë,

Jeta na duket si një det…

Po në fakt nuk ishte det,

Ishte vetëm një kënetë…

Kthej kokën mbrapa,

Disa shok më ishin tretë,

Çfarë kuptimi ka jeta,

Kur do mbetem vet…

Një mik, më pat thënë,

Në poezi shkronjat janë ar,

Andaj dhe unë vendosa

të shkruaj poezinë e parë!

Vargjet ti rendisë  si një margaritar

Që qiltërsinë e jetës mos ta bëjë Pazar.

Prizren 01.09.2020

Guri rëndë ne vend të vet !

Atdhe e mëmëdhe, kanë një komb dhe një fe !!!

Aty ku linde ti, aty ku prindi yt u rrit,

është vendi ku dielli shëndrit!

Aty ku thirre,nënë dhe babë

Vendi që s’duron ,mbret enuk duron  aga..

Memëdheu eshte toka ,

Ku lulet kanë aromë të mëmësisë

Atdheu është vendi ku gurit iu vje erë baroti

Ku edhe uji buron nga shkëmbi thatë

Për ta shuar etjen e trimit hero  

Mos lakmoni perendimin,

Mos ja prishni  ëndrat femijëve  

Mos lejoni që alfabetin ta përdhosni,

Se do ju mallkojë At-dheu  edhe përtej jetës

Kthehuni oo. ju.bijë të kësaj toke

Kthehuni në këto brigje,ku stërgjyshrit lanë eshtrat amanet

Kthejuni,Sharrit, Pashtrikut , Koretnikut,e Pikllimës

Kthejuni fushave  e varreve  të të parëve

Kthejuni Kosovës legjendë të gravuar në zemrat e secilit

Mos lejoni te rinia të  harrojë  gjuhën  e Arbërit

Jashtë At-dheut me u tretë me amanet të harruar

Guri rëndë peshon ne dhe të vetë  se kështu jemi mësuar.

02.09.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *