Çaste me poetin:Nysret Durmishi
MOS MË EJA TE
Të lutem, mos më eja te varri
Mos më thur lëvdatë,
As fëmijve të mi, mos ju thuaj
Se sa trim kam qen, e sa shumë më ke dashtë
Ti që, dikur ishim bashkë
Bukën e ujin e ndanim në një istikam,
Bashkë, këndonim, qeshnim dhe qanim
Ti që ma mbroje shpinën
E ta mbroja kokën
Shpejt e harrove Betimin
Që e dhamë për Kosovën
Tash më ,unë nuk jetoj
Familjen time,ty ta kam besuar
Por si duket, rëndë paskam gabuar
Te varri, mos eja,
Nuk je ti , aje që ishe dikur
Je bërë milioner,po më thonë
Dikur, s’kishim veshje e as kepuc
Kur bënte ftohte, të dy kishim një kapuq
Bukën që ma dergonte nëna
Ty të pritja, vetëm nuk e haja
Çdo gjë me ty e ndaja
Por tash, ç’u bë me ty ne
Liri Fëmijët e mi, I le pa shtëpi
E ti, bashkëluftetar I im
Vjen te varri, mi thur dy vargje
Mi sjell ca lule artificiale
Femijve ju thua,te jeni krenar me babin e juaj
Ik nga varri,vetura me xhama te zeza
Fëmijt e mi, I le akoma të vuajn
Mos më eja te varri
Ngase, ti ke ndryshuar
Nuk je ti, ai që ishe në luftë
At’her ishe luan, ishe trim e ishe Besnik
Sot je bërë,biznismen, politkan e shum cinik
Ke bërë pallate, e ke berë koorporata
Harrove besen qe e lidhem bashkë
N’vdeksha un, djalin tim, si djalin tënd ke me dashtë
Nëse pak të ka mbet, nder e moral
Të lutem, te varri im, bën mirë mos me ardh.
05.11.2020 N.D
VARRI