Çaste me poetin:Nysret DURMISHI
FJALËT E FUNDIT TË DËSHMORIT TË LIRISË
Unë po luftoj për vendin tim
Jeta qenka sakrificë e ëmbël,
Por, atdheu më i dhimbshëm se jeta
Të jetosh për Atdheun, për Nënën
Të jetosh edhe për nesër ,për fëmijët e tu
Të vdesësh do të thotë të jetosh përsëri e përsëri
Në zemrën e popullit tënd
Të vdesësh për liri qenka ndjenjë e mirë
Nënë të dua kam nevojë për ty
Më fal Nënë, Atdheu pat nevojë për mua
Kam një dhimbje shpuese në mushkëri
Zemra e trimit pushoi së rrahuri
Sytë i mbetën hapur me mall për Nënën dhe për Lirinë
Për Atdheun dhe për të gjithë …..
13.11.2020 N.D