Çaste me shkrimtarin;Çerkin Bytyçi
Për nipat dhe mbesat e miqve të mi
Ç‘MË THA GJYSHJA
Ç‘më tha Gjyshja dot s‘kuptova
ndonëse foli disa herë,
fjalë e saj e qetë, e ëmbël
edhe dimrin e bënë verë.
-Mbesë moj ti, thëllëzë e shkruar
shih mbarova vizatimin,
një shtëpi me një dritare
që ti t’hedhësh në jetë vështrimin.
E kam shkruar edhe një letër
për përmbajtjen s’ke ç‘më thua,
e kam ruajtur n’arkë të pajës time
në te shkruan sa fortë të dua.
Kurreshtare n‘thesar t‘nusërisë
shpalosa dhe gjeta porosinë,
me stil e shkruar më ngazlleu:
Pa lexim s‘gjen dot diturinë!
Gjyshja është libër, enciklopedi
mendimet t‘gjitha mi ka shpaluar,
kur nga këto ia them herë-herë
sa lumturohet, jeton e gëzuar.